Qarku Fier/ PS mbi 50% në 5 bashki, në Mallakastër rezultati më i dobët i PS dhe Bashkë Fitojmë

Sipas analizës së Alfapress.al në qarkun e Fierit PS ka shënuar një fitore të thellë, ndërsa koalicioni Berisha-Metaj nuk i kalojnë as 15% në 5 bashki, madje në Mallakastër kanë marrë vetëm 7%, kurse rezultatin më të mirë e kanë në Roskovec me 27%, aty ku PD zyrtare ka vendosur mos ketë kandidat për këshilltarë, gjë ka ndikuar në rezultatin e BF.
Në 6 bashkitë e qarkut, Bashkë Fitojmë nuk arriti te merrte asnjë bashki, por një rezultat dhe shumë herë më të dobët e ka marrë në këshillat bashkiakë.
Në Fier PS ka marrë 58% të votave, kurse Bashkë Fitojmë ka marrë 13%, vetëm 4% më shumë se PD zyrtare e cila ka marrë 8% të votave.
Në Divjakë PS kryeson me mbi 50%, kurse diferenca mes BF dhe PD është vetëm 126 vota në favor të Bashkë Fitojmë.
Në bashkinë e Lushnjës PS ka garantuar 52% të votave, kurse BF vetëm 15%, e ndjekur nga PD me 8.6%.
Bashkia e Patosit i ka dhënë PS 59% të votave, 12% BF dhe PD zyrtare 7.2%.
Bashkia e Roskovecit i ka dhënë PS 56%, Bashkë Fitojmë 27%, PD zyrtare nuk garoi në këtë bashki.
Në Mallakstër PS ka rezultatin më të dobët me 34%, e ndjekur nga PD zyrtare me 11.6%. Kujtojmë se diferenca mes kandidatit të PS dhe atij të PD zyrtare ishte shumë i ngushtë me 288 vota.
Partia e Tom Doshit mund të themi se ruan mirë pozitat në vendin e katërt në këtë qark pasi ka arritur të sigurojë 9% në Fier, 5% në Lushnjë dhe 4% në Divjakë.
Rezultati për 4 subjektet më të votuara në qark
Partia Socialiste 56.529 vota
Bashkë Fitojmë 19.848 vota
Partia Demokratike 11.502 vota
Partia Social Demokrate 8626 vota /Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
