Qarku Durrës/ PS forcë e parë në Durrës e Shijak, Kruja u jep një shans partive të vogla, PS-së vetëm 30%

31 Maj 2023, 19:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Qarku Durrës/ PS forcë e parë në Durrës e Shijak, Kruja

Qarku Durrës i përbërë nga 3 bashki, ku të treja u fituan nga Partia Socialiste, ka patur surpriza për sa i përket votës së këshillit.

Sipas analizës së bërë nga, Alfapress.al, PS ka arritur të kalojë 50% të votave në Durrës e Shijak por në Krujë ka marrë vetëm 30%, pasi vota ka shkuar për partitë e vogla.

Partia Socialiste ka marrë në Krujë 11 këshilltarë, koalicioni ''Bashkë Fitojmë’’ ka marrë 4 mandate

Surprizuese është rezultati i PAA e Agron Dukës, Partia, Partisë e Gjelbër dhe Partisë Ardhmërija Shqiptare të cilat kanë marrë së bashku 9 mandate këshilltarësh, pra nga 3 secila.

PD dhe PSD e Doshit kanë marrë nga 2 mandate, ndërsa me 1 mandat janë PR dhe FRD.

Në Durrës PS është mbi 50% pasi ka marrë 28 këshilltarë, e dyta është Bashkë Fitojmë me 13 këshilltarë, ndërsa e treta PD me 5 këshilltarë.

PAA ka surprizuar dhe në Durrës duke marrë 3 këshilltarë, ndërsa me nga 1 mandat janë PSD e Doshit dhe PDIU e Idrizit.

Në Shijak PS ka marrë  po ashtu shumicën me 12 këshilltarë, Bashkë Fitojmë ka marrë vetëm 4 këshilltarë, PD ka marrë 2 këshilltarë, kurse me nga 1 janë PSD, PAA dhe PDIU

Rezultati në rang qarku për 5 subjektet e para

Partia Socialiste 59.678 vota

Bashkë Fitojmë 27.728 vota

Partia Demokratike 11.481 vota

Partia Agrare Ambientaliste 8277 vota

Partia Social Demokrate 4967/Alfapress.al

 

Po ndodh...