"PS deri në 2050 në pushtet"- Muharremi: Me këtë opozitë që kemi përballë, e kemi të sigurt

19 Janar 2026, 23:22 / POLITIKË ALFA PRESS

"PS deri në 2050 në pushtet"- Muharremi: Me këtë

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak i Partisë Socialiste, deklaroi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se Partia Socialiste do ta mbajë pushtetin deri në vitin 2050 nëse opozita vijon, sipas tij, me qasjen e saj aktuale.

“Nëse do vazhdohet ky konflikt parlamentar, ne jo vetëm do jemi në 2030-ën, por deri edhe në 2050-ën do na kesh sepse jemi e vetmja forcë që kemi treguar që dimë ta çojmë, por në rast se do të kemi dhe një opozitë konstruktive dhe të jetë në luftë me ne që edhe ne mos të gabojmë, mos të rrëshkasim”, tha Muharremi.

“Ne e kuptojmë shumë mirë që më në fund ai SKAP-i i opozitës ka bërë një rol shumë të mirë. Deri dje etiketohej si organizatë kriminale dhe sot përpiqeni që me ato çimka e biseda që dalin nëpër rrjetet sociale, pa gjyq dhe pa fakt, të bëni gjyqin popullor. Duhet lënë të flasë drejtësia”, shtoi Muharremi.

Po ndodh...