Pezullohet numërimi në Pogradec, numëruesit e opozitës të zhgënjyer nga rezultati
15 Maj 2023, 13:20 / POLITIKË

Demotivimi për rezultatin e deritanishëm ka sjellë që opozita në KZAZ Pogradec të mos plotësojë numrin e nevojshëm të numëruesve.
Proçesi ende është i ndaluar dhe pritet që të fillojë brenda dy orësh, por ajo që vlen të theksohet është se KZAZ 69 në Pogradec, do të punojë me grupe të reduktuara të numërimit për shkak të mungesës së numëruesve të opozitës.
Në këtë qytet janë 7 grupe numërimi, prej të cilave pritet të funksionojnë vetëm 4. Deri tani janë numëruar 50 nga 106 kuti dhe kryeson Ilir Xhakolli me 65.11%, në vend të dytë renditet Zini Tollozhina i BF me 32.64% dhe i fundit Rezart Laraku nga Lëvizja e Re me 2.25%.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



