Pezullimi i Ballukut, Zogaj: SPAK ka kohë që nuk trembet, po zbaton atë që kërkon ligji

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra e zv/kryeministres dhe ndalimi i daljes së saj jashtë vendit, tregon se SPAK vijon të jetë në detyrën dhe se ai nuk trembet në ndëshkimin e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me detyrën.
“Është sinjali i rradhës, por për mua është më shumë se sinjal, është një praktikë. SPAK ka kohë që nuk trembet. Ka një mori faktesh që e dëshmojnë këtë gjë. Po zbaton atë që kërkon ligji, mbi të cilin është ngritur ky institucion që është suis generis.
Nuk është gjendur zgjidhje tjetër dhe prandaj Venecia e ka quajtur që ky i duhet Shqipërisë.
PS ka patur projekt për reformë në drejtësi, por dy shtyllat, vetting dhe SPAK nuk kanë qenë të përfshirë, janë futur nga bashkëpunimi me partnerët amerikanë.
Vijmë te ngjarja, SPAK është në detyrë dhe do të vazhdojë të jetë në detyrë.
SPAK edhe kur e tepron nuk e prish drejtësinë sepse është gjykata.
Sigurisht ka edhe gabime, më vjen keq edhe nëse dënohen njerëz padrejtësisht, por ne na ka munguar hetimi, kur nuk ka hetim nuk ka drejtësi. Atë (Bistrin) e nxorri gjykata, pra edhe kur e tepron SPAK, ka gjykatë. Por edhe theksoj, nëse nuk ka hetim, gjykata është si mulliri pa ujë.
Prandaj e mbështes SPAK-un”- tha Zogaj.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





