SPAK i kërkon Kuvendit dokumentat "tepër sekrete" për 21 Janarin! Klodiana Lala tregon detajet

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dokumenta sekrete që lidhen me 21 Janarin, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë çështje.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se është në diskrecionin e Kuvendit për t'i dorëzuar ose jo këto materiale. Sipas gazetarës, materialet lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 Janarit.
"SPAK ka kërkuar dokumenta që mbahen në arkivin e Kuvendit dhe janë sekret. Ka të bëjë me vëzhgime apo përgjime, që lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 janarit. Shkresa është “tepër sekret”. Kuvendi do ta kthejë po kështu, me logon "tepër sekret", pasi preket siguria kombëtare. Hetuesit kanë vlerësuar se janë shumë të rëndësishme për procesin, për të kuptuar si u organizua protesta, a kishin orientime për akte dhune, dhe çfarë ndodhi brenda Kryeministrisë që u qëllua në drejtim të protestuesve.
Për shkak të hetimit penal, prevalon hetimi dhe sipas përcaktimit të GJEDNJ, është thënë vrasje shtetërore, pra prek nivele të larta, ndoshta nuk e detyron dot SPAK Kuvendin, por e ka kërkuar, duhet parë se si do të vijojë.
Mund të ndodhë që Kuvendi nuk i deklasifikon, i takon Kuvendit nëse ia vë në dispozicion prokurorisë", tha ndër të tjera Lala.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


