Përgjimet- emrat/ Miqtë biznesmenë të Lefter Allës ishin kapur në përgjimet e blerjes së votës në Dibër

16 Mars 2023, 13:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Përgjimet- emrat/ Miqtë biznesmenë të Lefter Allës

Aqif Konesha, pronar i kompanisë 2AF ALBANIA GROUP (ish “2AF COMPANI”) do të merrte tenderin për të kryer punimin në ujësjellës, duke u favorizuar padrejtësisht si miku i kryebashkiakut.

Në pranga janë edhe 12 zyrtarë të tjerë si dhe miku tjetër i Allës, Denis Xholi.

Por Xholi dhe Konesha nuk janë emra të panjohur për publikun. Ata kanë dalë në përgjimet e vitit 2021 për blerjen e votave në Dibër. Madje Denis Xholi, së bashku me Albjon Çekun janë dënuar me nga 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje.

Në atë kohë policia tha se “në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik”.

Përgjimi mes Xholit dhe Koneshës gjatë korrupsionit në zgjedhje e vitit 2021:

Denis Xholi: Lekët mi ke dhënë ti për Erjonin.

Aqif Konesha: Po Po. A vonon?

Denis Xholi: Thuaj Rrushit ja kam marrë borxh atij.

 

Po ndodh...

ide