PD nuk u ka vulosur kërkesën/ Arsyeja pse KAS rrëzoi Ilir Alimehmetin dhe Aulon Kalanë për hapjen e kutive!

30 Maj 2025, 18:49 / POLITIKË ALFA PRESS

PD nuk u ka vulosur kërkesën/ Arsyeja pse KAS rrëzoi Ilir

Ditën e sotme, KAS vendosi të rrëzonte kërkesën e 4 kandidatëve të PD, të cilët kërkuan rinumërim të votave.

Më konkretisht 3 kandidatë Ilir Alimehmeti, Lisandër Hoxha dhe Mimoza Hajdarmataj kërkuan rinumërim në Tiranë, kurse Aulon Kalaja në Durrës.

Ajo që bie në sy është shkaku se pse KAS, vendosi të rrëzojë kërkesën.

Në argumentin e këtij institucioni thuhet se këtë kërkesë nuk mund ta bëjë kandidati, por subjekti politik, në këtë rast Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha. 

Siç duket selia blu nuk ka dhënë një dritë jeshile për këtë kërkesë të kandidatëve.

Në Tiranë Ilir Alimehmeti pretendon se ka parregullësi në numërim, ky i fundit nuk e mori mandatin e vetëm në Tiranë pasi sipas rezultateve fituese rezultoi Jorida Tabaku.

Alimehmeti është i vetmi kandidat që ka 18 mijë vota dhe nuk arriti të merrte mandat.

Kurse në Durrës, Aulon Kalaja pretendon të njëjtën gjë, duke shtuar se ka fakte e prova konkrete.

Dhe Kalaja mori 8 mijë vota në Durrës, madje theu rezulatin dhe në Krujë e Fushë Krujë, por nuk e mori dot mandatin pasi rivali i tij Arjan Ndoj rezultoi me më shumë vota.

Siç duket nga këto fakte ka patur një luftë të brendshme në listën e hapur, ku hidhen dyshime për një orientim të votës. 

Atëherë nga këto premisa krijohet ideja që selia blu nuk preferon të dëgjojë zërat që kërkojnë rikthim të procesit, duke qëndruar kështu krah atyre që e morën mandatin si ai i dyti i "Mundësia" e Agron Shehaj në Tiranë dhe Arjan Ndoja në Durrës, ky i fundit i përfolur për lidhje me persona me probleme me ligjin.

Ndërkohë vetë kandidatët që i kanë sjellë PD një numër jo të vogël votash, duhet të marrin konfirmin e kryetarit të partisë për kërkesat e tyre, gjë e cila sipas vendimit të sotëm nuk ka ndodhur/Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide