Pas Saliut, një tjetër Berishë padit sekretarin Bliken

27 Maj 2023, 17:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas Saliut, një tjetër Berishë padit sekretarin Bliken

Një tjetër Berishë, ka paditur sekretarin e Shtetit Blinken.

Një vit pasi Sali Berisha paditi sekretarin amerikan në Gjykatën Korreksionale të Parisit, një tjetër padi ka ardhur për Blinken, jo nga Tirana, po nga SHBA-ja. 

Bëhet fjalë për shtetasin Edijan Berisha, i cili e ka paditur Blinken-in në një çështje leje qëndrimi në SHBA.

Sipas dokumentit, që daton në mars 2022, prokurori i kërkon gjykatës të shtyjë shqyrtimin e çështjes pasi ekziston mundësia që ajo të zgjidhet me mirëkuptim pa qenë nevoja për të shkuar në gjykatë.

Rreth një vit para Edijan Berishës, në gusht 2021, deputeti i PD-së Sali Berisha njoftoi se kishte paditur në Gjykatën Korreksionale të Parisit aekretarin e Shtetit Blinken pas shpalljes së tij non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Dy vite nga dorëzimi i padisë, nuk dihet ende se çfarë po ndodh me të në gjykatën e lartpërmendur ndërkohë që Berisha pretendon se shpallja e tij non grata ka ardhur nga lobim i kryeministrit Rama dhe George Soros-it.(Hashtag.al)

Pas Saliut, një tjetër Berishë padit sekretarin Bliken

 

Po ndodh...

ide