Pas masës së sigurisë, Veliaj dërgohet në paraburgim në Durrës

12 Shkurt 2025, 22:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas masës së sigurisë, Veliaj dërgohet në paraburgim

Është shpallur mbrëmjen e së mërkurës vendimi i GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenët. Sipas vendimit, ndaj kryebashkiakut Veliaj nuk ka ndryshuar masa e sigurisë, ndërsa ndaj gruas së tij, Ajola Xoxa ndryshon masa nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.

Menjëherë pasi është njohur me masën e sigurisë, Veliaj është dërguar në paraburgim në Durrës.

Në vendim thuhet  se personi nën hetim Ajola Xoxa  do të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Gjithashtu ajo nuk lejohet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

 

Po ndodh...

ide