Kreu i grupit kriminal në Ekuador, i njohur si Los Lobos arrestohet në Meksikë

18 Mars 2026, 19:25 / BOTA ALFA PRESS

Kreu i grupit kriminal në Ekuador, i njohur si Los Lobos arrestohet në

Kreu i grupit kriminal në Ekuador, Los Lobos është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në Meksiko Siti.

Lajmi u njoftua nga Ministri meksikan i Sigurisë Omar García Harfuch.

“I dyshuari, i njohur me pseudonimin Lobo Menor, ishte në kërkim dhe ishte i përfshirë në trafik droge, grabitje dhe vrasje”, shkroi Harfouch në llogarinë e tij në rrjetin X.

Ndërsa, Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, tha se Angel Esteban Aguilar,  kërkohej në lidhje me vrasjen në vitin 2023 të kandidatit presidencial ekuadoras, Fernando Villavicencio.

 

Po ndodh...