Krim në familje në Itali, burri vret gruan me thikë, më pas tenton t’i japë fund jetës

18 Mars 2026, 19:55 / BOTA ALFA PRESS

Krim në familje në Itali, burri vret gruan me thikë, më pas

Një krim makabër është raportuar në Itali. Një 49-vjeçar Vincenzo Dongellini është arrestuar për vrasjen e gruas së tij, Valentina Sarto.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesë, çifti kishin më pak se një vit që ishin të martuar, sipas mediave italiane.

Burri ka goditur me thikë gruan dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës. Ai është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Mes tyre kishte pas konflikte të herëpashershme.

Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes së rëndë.

 

Po ndodh...