Kush u zgjodh lideri i ri i shtëpisë së ‘Big Brother VIP 5’?

Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 5” kanë zgjedhur liderin e ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e ri të shtëpisë. Sipas krahut orar votoni me radhë dhe banori që merr më shumë vota do të shpallet lider”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Me shumicë votash lider i kësaj jave u zgjodh Rogerti, i cili po e priste me padurim këtë moment. E tani publiku është kurioz të dijë se çfarë do të bëjë ndryshe ai nga liderët e mëparshëm.
Mbreme u rikthye zinxhiri i shpëtimit, me Mirin si lider që duhet ta fillonte. Zinxhiri vijoi në këtë mënyrë: Miri-Edisa-Juela-Brikena-Mateo-Shëndrit-Mal-Stenaldo-Nikol-Selin-Artani
Katër të fundit, Stenaldo, Nikol, Selin dhe Artani i janë bashkuar në televotim Rogertit, i cili ndodhet në nominim të përhershëm. Me pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”, njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë të shtunën.
Nderkohe, mbremjen e kaluar, Gimbo ishte banori që u eliminua nga Big Brother VIP 5. Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128