EMRI/ Shpërndante lëndë narkotike në Shkodër, arrestohet anëtari 48-vjeçar i një grupi kriminal

18 Mars 2026, 15:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Shpërndante lëndë narkotike në Shkodër,

Policia në Shkodër ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Bëhet fjalë për shtetasin Emiljan Hajdaraj  i cili ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër me 4 vjet e 8 muaj burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ai konsiderohet pjesë e një grupi kriminal që vepronte në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Shkodër. Ky grup ishte goditur më herët nga policia gjatë operacionit të koduar Operacioni Buna 2021.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Wanted 2”, pas kontrolleve dhe informacioneve të siguruara nga strukturat e hetimit të narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin e Shkodrës.

Pas ndalimit, materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...