Berisha nga Brukseli: Integrimi është bllokuar për shkak të dosjeve të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partive Popullore Europiane.
I pyetur në lidhje me integrimin, Berisha u shpreh për syritv se rruga drejt BE-së është bllokuar nga dosjet e Edi Ramës.
Zoti Berisha, një nga grupimet më të mëdha politike në Evropë, Partitë Popullore Evropiane shënojnë sot 50-vjetorin. Si ndjeheni që jeni këtu?
Sali Berisha: Sot, grupimi më i madh politik i Evropës, grupim politik që ndërtoi Evropën e pasluftës me kontributin më kryesor, mblidhet në 50-vjetorin e themelimit të PPE.
PD është anëtare tre vite pas themelimit të saj, sot është anëtare e asociuar, sepse anëtarësia e plotë këtu përcaktohet nga anëtarësia e vendit në Bashkimin Evropian.
Por ka lidhje të shkëlqyera, lidhje të ngushta.
Para dy javësh, një mision i gjerë me përfaqësues të 30 partive politike ishte në Tiranë në mbështetje të PD.
Sot festohet në një ceremoni 50-vjetori me rezultate të shkëlqyera.
Nesër është samiti i zgjeruar në të cilin marrin pjesë të gjithë kryetarët e shteteve, kryeministrat e partive të qendrës së djathtë dhe kryetarët e partive opozitare të vendeve anëtare dhe të vendeve të asociuara të ftuara në këtë samit.
Samiti është një ngjarje shumë e rëndësishme që përcakton qëllimet e përbashkëta të PPE për çështjet madhore të kohës.
Cili është raporti i PD me Partitë Popullore Evropiane, por jo vetëm, edhe me Brukselin?
Sali Berisha: Raporti i PD me Partinë Popullore është i shkëlqyer.
Janë disa rezoluta që kanë shprehur mbështetjen e plotë për PD dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës.
PPE mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por një proces të bazuar në meritë, siç është edhe kërkesa jona.
Ky samit dhe të gjitha zhvillimet këtu në Bruksel vijnë pasi në Shqipëri po ndodhin disa zhvillime të tjera politike siç është çështja Balluku ku Brukseli ka bërë paralajmërime të qarta. Ju keni bërë takime dhe do vijoni të bëni në Bruksel, a ka paralajmërime Brukseli?
Sali Berisha: Paralajmërime shumë serioze dhe faktikisht në qoftë se dje u votua me unanimitet Mali i Zi, Shqipëria mbeti në klasë dhe është në labirintet në të cilat e futi Edi Rama për shkak të dosjeve të tij të tmerrshme me korrupsionin.
Pra, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128