Paralajmëron Kushtetuesen/ Rama del sërish për të mbrojtur Ballukun dhe veten: Jam palë...

1 Dhjetor 2025, 15:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Paralajmëron Kushtetuesen/ Rama del sërish për të mbrojtur

Rama ka reaguar në lidhje me ankimimin që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut nga SPAK.

Sipas tij, është një ankimim që e ka bërë në rolin e Kryeministrit dhe jo si e Edi Rama dhe se kjo është një betejë institucionale gjyqësore, “për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.

E dini kush e ka ankimuar në GJK pezullimin e ministres nga një prokuror dhe gjykatës? E kam ankimuar unë si kryeministër jo si Rama, dhe jo për ministër ose kryeministër, por për parimin e mosndërhyrjes së një pushtetit tjetër të pavarur në pushtetin e pavarur ekzekutiv. Shkurt kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar atë që nga Venecia konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt”, tha Rama.

Po ndodh...