“Ka gruan të sëmurë”, zbardhet arsyeja pse gjykatësja Matilda Fetahu nxorri Tahirin nga qelia!

2 Qershor 2023, 12:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Ka gruan të sëmurë”, zbardhet arsyeja pse

Ende nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës për të mësuar më shumë për arsyet e vërteta të lirimit nga burgu të Saimir Tahirit, por avokati i tij Maks Haxhia është shprehur se vendimi është i drejtë sepse klienti i tij plotësonte kriteret që ka përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit. Deri më tani dihet se avokati i tij ka paraqitur përpara gjykatës së Elbasanit dy ekspertiza mjekësore.

Alfapress.al mëson se ato nuk janë për gjendjen shëndetësore të ish-ministrit, por për bashkëshorten ose nënën e tij. Është shfrytëzuar një hapësirë në Kodin Penal, ku për bashkëshortet e të burgosurve me dënime jo shumë të rënda është pikërisht burri i saj i cili ka të drejtë që ti qëndrojë pranë dhe të kujdeset për fëmijët. Kanë qenë 4 ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë firmosur ekspertizën që nxorri nga burgu ish-minstrin e Brendshëm. Gjithsesi për të mësuar detaje pritet zbardhja e vendimit.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burg por në shtëpi. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi, si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ.

 

 

 

Po ndodh...