Ngërçi i negociatave, Rama mbron Ballukun dhe sulmon BE: Është stërvitur për t’ia nxirë jetën vendeve

Në vorbullën e kritikave, Rama i është rikthyer sërish çështjes së bllokimit të integrimit, pasi 9 vende të BE-së nuk i kanë dhënë dritën jeshile raportit të IBAR, që i hap rrugë mbylljes së negociatave.
Në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, Rama përjashtoi mundësin që mbrojtja së cilës i bëri Belinda Ballukut, të ketë bllokuar ecurinë e negociatave.
“Flitet lart e poshtë se negociatat janë bllokuar, kjo është e pavërtetë. Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por janë një proces testimi dhe provimi i vazhdueshëm”, tha Rama.
Ndërkaq, kryeministri fajësoi Bashkimin Evropian duke e akuzuar se “është mësuar t’iu nxijë jetën” vendeve që ulen në tryezën e unionit.
“Pala tjetër është stërvitur me dekada për t’ia nxirë jetën vendeve që janë ulur në atë tryezë vendeve që janë ulur në atë tryezë për t’u bërë anëtarë të BE, për t’ia nxirë jetën në kuptimin e plotë të fjalës, duke kërkuar llogari në detaje në çdo sektor. Dhe kur ajo palë shpreh ato vlerësime atëherë vërtet në kemi arsye të jemi shumë të inkurajuar dhe besimplotë se kemi mundësi të ndërtojmë një Shqipëri me administratë të standardeve evropiane”, shtoi Rama.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
