Largohet Alda Bardhyli/ Gazetarja e njohur Arta Marku, emërohet drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

7 Prill 2026, 14:00 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Largohet Alda Bardhyli/ Gazetarja e njohur Arta Marku, emërohet

Gazetarja Arta Marku është emëruar Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Lajmi u bë publik nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Arta Marku është gazetare dhe kritike letrare me një rrugëtim të gjatë në fushën e kulturës. Ajo e nisi karrierën në vitin 1993 me gazetën Koha Jonë, për të vijuar më pas në media të rëndësishme si Gazeta Shqiptare, Shekulli dhe Panorama, gjithmonë me fokus te libri dhe letërsia.

Ajo ka drejtuar si kryeredaktore disa prej revistave më të njohura kulturore në vend, ndërsa prej vitit 2014 ka sjellë për publikun emisionin “Bibliotekë” në RTSH dhe “Palimpsest” në Radio Tirana. Përmes nismave si “AGORA”, ajo ka afruar letërsinë me publikun në hapësira të hapura dhe Iinteraktive.

E angazhuar vazhdimisht në promovimin e leximit, Marku ka zhvilluar takime të shumta me nxënës në gjimnazet e Tiranës dhe ka qenë pjesë e jurive në çmime dhe konkurse të rëndësishme letrare. Ajo është gjithashtu autore dhe përkthyese e disa veprave.

Ministri Gonxhja u shpreh se Arta Marku do të sjellë në këtë detyrë një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit në Shqipëri. Ai falenderoi gjithashtu ish-drejtoreshën Esmeralda Bardhyli për punën dhe kontributin e saj ndër vite në këtë institucion.

Po ndodh...

ide