Të shtëna me armë në një kazino në Florida, mbetet i plagosur reperi i njohur

7 Prill 2026, 11:53 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Të shtëna me armë në një kazino në Florida, mbetet

Reperi Offset ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën jashtë kazinosë Seminole Hard Rock në Florida.

Sipas raportimeve të The Guardian, ish-anëtari i grupit të hip-hopit Migos, me emrin e vërtetë Kiari Kendrell Cephus, u qëllua në ambientet e jashtme të kazinosë.

“Ai po trajtohet në spital dhe po monitorohet nga afër,” tha menaxheri i reperit.

Detajet mbi rrethanat e të shtënave nuk janë ende të qarta. Policia e Seminole njoftoi se dy persona janë ndaluar dhe hetimet vazhdojnë.

“Vendi është i sigurt dhe nuk ka kërcënim për publikun. Operacionet vazhdojnë normalisht,” deklaroi policia.

Ngjarja rikthen kujtimet e vitit 2022, kur anëtari tjetër i Migos, Takeoff, vdiq pas një të shtënë jashtë një piste boulingu në Hjuston. I akuzuari, Patrick Clark, ka mohuar fajësinë dhe pritet të dalë në gjyq në nëntor.

Grupi Migos u bë i famshëm për stilin e tyre të veçantë të repit me rrjedhë të shpejtë tripletash dhe hite ndërkombëtare si “Versace”, “Bad and Boujee”, “MotorSport” dhe “Walk It Talk It”. Ata kanë marrë nominime për çmimin Grammy për albumin Culture (2017).

Offset ishte i martuar me reperen Cardi B, me të cilën ka tre fëmijë. Ata u martuan fshehurazi në shtator 2017, ndërsa në vitin 2024 Cardi B njoftoi nisjen e procedurave për divorc.

 

Po ndodh...

ide