Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, mbetet 3 javë jashtë

7 Prill 2026, 13:20 / SPORT ALFA PRESS

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, mbetet 3

Në Torino e prisnin me padurim për këtë fund sezoni, por Dusan Vlahovic detyrohet të rikthehet shpejt në infermieri.

Spalletti kishte planifikuar sërish disa minuta për sulmuesin serb në sfidën kundër Genoa-s, por Vlahovic pësoi një dëmtim gjatë nxehjes duke humbur ndeshjes.

Serbi iu nënshtrua këtë të martë kontrolleve të detajuara dhe rezonanca magnetike nxori në pah një tërheqje në muskulin e pulpës.

Sipas mediave italiane, Vlahovic është i detyruar të qëndrojë të paktën 3 javë jashtë fushës së lojës.

Po ndodh...

ide