Monika Kryemadhi në SPAK, për masën “detyrim paraqitje'', batuta me gazetarët: Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër

1 Dhjetor 2025, 13:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Monika Kryemadhi në SPAK, për masën “detyrim

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për masën për detyrim paraqitje që GJKKO ka caktuar ndaj saj, si e akuzuar për dosjen “Meta”. 

Ish-bashkëshortja e Ilir Metës akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërsa Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim.

Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.

Monika Kryemadhi, pak para minutash ka lënë edhe ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ajo iu drejtua me batuta gazetarëve kur i pyeti; “Po ju edhe sot rrini këtu”?, duke iu referuar ditës së pushimit për shkak të festave të nëntorit.

Teksa dilte ajo shtoi më tej: “Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër”!

 

Po ndodh...