Mbledhja e Kryesisë së PD/ Berisha cakton datën se kur do të bëhet protesta kombëtare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ka njoftuar organizimin e një proteste kombëtare më 22 dhjetor në Tiranë.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se opozita duhet të përqendrojë të gjitha forcat në largimin e asaj që ai e quajti “pushtet i krimit”, duke lënë mënjanë çdo lloj filozofie politike.
Gjithashtu ai tha se protestat kanë nisur tashmë përpara Kryeministrisë, por më 22 dhjetor do të thirret një protestë kombëtare.
“Kërkojnë ne që të mos filozofojmë, por të përqendrojmë të gjitha forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi, përndryshe zgjedhjet e tjera do i kishte 63 përqind minimumi. Ose sa të dojë. Ndaj dhe duhet të fillojmë protestat. Duhet t’i besojmë protestës.Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë.
I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira.
Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD”-u shpreh Berisha.
Berisha shtoi: PD ndërpret çdo lloj negociate, çdo lloj diskutimi për çdo lloj personi me palën dhunuese
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
