Gjykata Kushtetuese rrëzoi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, Zegjine Çaushi "i thur lavde": Je model lidershipi!

13 Dhjetor 2025, 16:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra,

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi "i ka thurur lavde" zëvendëskryeministres Belinda Balluku, menjëherë pas vendimit që Gjykata Kushtetuese dha dje, për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, për pezullimin e saj nga detyra.

Ajo nuk i kursen vlerësimet për numrin dy të qeverisë shqiptare, kur thotë se është një politikane që e kthen seriozitetin dhe punën e përditshme në standard; modeli i një lidership që frymëzon.

"Në një mjedis politik ku shpesh zhurma merr më shumë vëmendje se puna, është e rrallë të gjesh njerëz që me qetësi, kompetencë dhe integritet mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha dhe nuk shmangin sfidat.

Belinda Balluku është pikërisht një prej atyre figurave që e kthen seriozitetin dhe punën e përditshme në standard. Është modeli i një lidership që frymëzon, jo nga fjalët, por nga qasja e saj ndaj punës dhe njerëzve", shkruan Zegjine Çaushi.

Ajo është deputete e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit dhe Belinda Balluku ishte personi që e përfshiu në listat e qarkut dhe e futi në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fushatës, ajo u kthye në simbol të ironisë ndaj drejtuesit politik të PD në Fier, Gazment Bardhi.

Po ndodh...

ide