Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen e plotë të rrugës lidhëse mes Transballkanikes dhe Portit të Vlorës, në lagjen “1 Maj”.
Godina 3-katëshe, e cila prej kohësh kishte bllokuar vijimin e projektit infrastrukturor, u prish me mjete të rënda, duke i hapur rrugë përfundimit të një segmenti të rëndësishëm për qarkullimin në zonë.
Sipas burimeve zyrtare, vonesat në ndërhyrje kanë ardhur si pasojë e kundërshtimeve nga ana e pronarëve të objektit. Ata kishin hapur çështje gjyqësore duke mos rënë dakord me vlerën e dëmshpërblimit të ofruar, çka kishte pezulluar për një periudhë të gjatë ekzekutimin e vendimit për shembje.