“Malaj të japë llogari”/ Fshehja e kompanive përfituese të 2 miliardë eurove, opozita akuzon ministrin

4 Dhjetor 2025, 15:20 / POLITIKË ALFA PRESS

“Malaj të japë llogari”/ Fshehja e kompanive

Mungoi në komision parlamentar, por ministri i Financave Petrit Malaj nuk i shpëtoi dot në seancë plenare vërshimit të pyetjeve mbi kë po mbron ligji i faljes së taksave, gjobave dhe kamatëvonesave.

Deputetët opozitarë akuzuan ministrin se po fsheh listën e bizneseve përfituese, në kundërshtim me ligjin.

Në emër të sipërmarrësve të rregullt me shlyerjen e detyrimeve, demokratët vendosën para përgjegjësisë Petrit Malajn duke këmbëngulur që të jap llogari mbi të dhënat e kompanive që pastrohen nga detyrimet tatimore e doganore, madje duke hedhur  edhe dyshime se përfituesit janë vetë porositësit e ligjit.

Debati u përshkallëzua deri në pretendime emrash përfituesish, dhe për të ndalur akuzat u kërkua transparencë mbi procesin.

Partia Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit të Europës dhe Parlamentit Europian, ku ngre shqetësime se amnistia fiskale e maskuar si “paqe” cenon marrëdhëniet me BE dhe është rrezik për ekonominë.



Po ndodh...