"Lironi Diana Bahçen!" Elisa Spiropali shpërthen ndaj prokurorëve që futën në burg lehonën

16 Mars 2023, 11:06 / POLITIKË ALFA PRESS

"Lironi Diana Bahçen!" Elisa Spiropali shpërthen ndaj

Lironi Diana Bahçen! Kjo është thirrja e ministres së Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali pas arrestimit të Diana Bahçes në Shkodër, e cila u vu në pranga, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë. 

Në seancën e së enjtes Spiropali foli ashpër për vendimin duke kërkuar lirimin e shpejtë. Ajo më herët ngriti një sërë pyetjesh në lidhje me arrestimin e nënë lehonë, kërkon që të merren masa për magjistratët që dhënë këtë vendim pa ndërgjegje e pa tru.


"Lironi Diana Bahçjen!

Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nënë lehonë?!

Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!

Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?!

Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?!

Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!" ka shkruar Spiropali.

 

Po ndodh...

ide