Lirohet nga detyra Ilir Bejtja, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë

Është liruar ditën e sotme nga detyra zëvendësministëri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se ky vendim ka hyrë në fuqi, teksa nuk konfirmohen arsyet për largimin e tij nga kjo pozitë.
Bejtja e mori këtë post në janar të vitit 2019. Më herët, ai ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
