Lazio e lë të lirë me kusht, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin e ri
Dritë "në fundin e tunelit" për Elseid Hysaj. Mbrojtësi ka kontratë me Lazion deri në verën e 2026 dhe klubi kryeqytetas e la jashtë gjashtë muajt e fundit në Serie A dhe Europa League.
Megjithatë, në derbin e fundit kundër Romës mbrojtësi shkodran qëndroi në stol dhe ishte i gatshëm për trajnerin Baroni.
Corriere dello Sport bën me dije se për Hysajn interesohet Leçe dhe formula e marrjes në huazim për gjashtë muaj përfshin pagesën e gjysmës së pagës nga puljezët.
Mbrojtësi përfiton afro 2.8 milionë euro në sezon dhe Leçe do duhet të paguajë gjysmën e pagës për muajt që do e ketë në dispozicion, të paktën huazim deri në verën e 2025.
Leçe prej ditësh e kërkon Hysajn në ekip, ndërsa nëse kjo gjë kryhet, shkodrani do bashkohej me Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
