Kuvendi miraton rritjen e pagave për deputetët e ministrat

25 Maj 2023, 14:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Kuvendi miraton rritjen e pagave për deputetët e ministrat

Kuvendi ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama, pr/ligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash.

Pagat ishte/ Bëhet:

Presidenti 257.000 lekë 425.000 lekë
Kryeministri 229.000 lekë 393.125 lekë

Zv.Kryeministri 187.000 lekë 330.000 lekë
Kryetari I Kuvendit 229.000 lekë 393.125 lekë
Ministri 175.000 lekë 318.750 lekë
Deputeti 157.000 lekë 310.250 lekë

ZHVILLIMI

Parlamenti miratojë sot dy projektligje, që janë pjesë e reformës së pagave, më e madhja që do të aplikohet deri më sot. Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.

Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro.

Bashke me administratën do te rriten dhe pagat e deputeteve dhe ministrave, behet fjale gati për dyfishimin e tyre. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision për rritjen e tyre. Reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh. Kryeministri ka argumentuar se ajo është e nevojshme ne kushtet e emigrimit të fuqisë punëtore si dhe për t’i bërë pagat me konkurruese me vendet e rajonit.

Ndërkohë, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori njoftoi se sot do të mbajë një protestë para Kuvendit, kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat.