Komuna e Roshanos në Itali, shpall Presidentin Begaj “Qytetar Nderi” dhe i dorëzon titullin

28 Maj 2023, 12:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Komuna e Roshanos në Itali, shpall Presidentin Begaj “Qytetar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Roshanos, Dr. Simone Palozo teksa është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali.

Në fjalën e mbajtur, Begaj vlerësoi përkushtimin e komunitetit arbëresh të Vila Badesës, që kanë ditur të ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e të parëve.

“Shumë faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë e vëllazërore që organizuat me rastin e ardhjes time në Vila Badesa, dhe për më tepër të organizuar në këtë Kishë simbol të arbëreshëve dhe krenarie për çdo shqiptar,” tha në fjalën e tij kreu i shtetit. Duke folur për atmosferën familjare që çdo shqiptar përjeton në Vila Badesa, Presidenti Begaj tha se: “Sheshi, kisha, rrugët, busti i Kryezotit të Arbërit, shtëpitë, gatimi të gjitha rrezatojnë trashëgiminë tuaj arbërore dhe për këtë ju jemi vërtet mirënjohës.”

Presidenti u ndal dhe tek takimi me Presidentin Mattarella, duke nënvizuar se: “Ju siguroj se një pjesë të rëndësishme të takimit me Presidentin Mattarella, ju kushtua vëmendjes ndaj arbëreshëve, për të cilën ju siguroj se ai kishte një respekt të jashtëzakonshëm, dhe lamë të zhvillojmë projekte të përbashkëta në interes të arbëreshëve. Në kushtet e sotshme, duhet të bëjmë akoma më shumë, që gjuha arbëreshe, traditat unikale fetare, të ruhen e trashëgohen edhe tek brezat e ardhshëm.”

Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu ndihmën e qendrës spitalore të Kietit dhe Provincës së Kietit, në trajtimin e fëmijëve dhe pacientëve shqiptarë, veçanërisht në repartin e hematologjisë.

Po ndodh...

ide