“Kompania DIA s’ka asnjë lidhje me Ilir Metën”/ Blushi publikon dokumentet: I vetmi zyrtar i lartë i përfshirë është Rama

13 Prill 2026, 13:10 / POLITIKË ALFA PRESS
“Kompania DIA s’ka asnjë lidhje me Ilir Metën”/

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar disa dokumente që, sipas tij, provojnë se kompani DIA ka qenë një strukturë e krijuar dhe drejtuar nga shtetas amerikanë dhe se nuk ka lidhje me Ilir Metën.

Në një deklaratë, Blushi theksoi se Rebecca Gaskin ka qenë figura kryesore e DIA-s, si de facto ashtu edhe de jure, duke përmendur dëshmi, e-maile dhe dokumente zyrtare që e mbështetin këtë pretendim.

Sipas Blushit, Gaskin ka pasur rol vendimtar në lidhjen e marrëveshjes mes DIA dhe CEZ, ndërsa emri i saj shfaqet në dokumente zyrtare, vendime gjykatash dhe në procesin e arbitrazhit në Vjenë. Ai shton se edhe në regjistrat tregtarë rezulton se ajo ka pasur kompetencat kryesore dhe ka marrë vendime kyçe, përfshirë shkarkimin e administratorit Kastriot Ismailaj.

“Lidhur me CEZ-in, është e provuar se ajo i krijoi lidhjet për DIA pasi kishte përvoja në Çeki dhe referencat e kompanive amerikane në Çeki janë përdorur edhe si referenca pranë CEZ për lidhjen e kontratës, siç ka dëshmuar përfaqësuesi i lartë çek i kësaj kompanie, Z. Josef Hejsek në 20 Dhjetor 2011 në Prokurorinë e Tiranës dhe nën betim. Sepse ishte Rebecca Gaskin një nga 3 aksionerët e kompanisë mëmë të DIA-s dhe se ajo ka qenë vendimtare për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA. Sepse siç deklaron Elvis Mataj, në të paktën dy e-maile, të datës 10 dhjetor 2010 dhe 9 prill 2014, ajo ishte Nr.1 de facto i DIA-s. Por, siç do ta provojmë në vijim ajo edhe në dokumentat e QKR del edhe de jure Nr.1 i DIA-s në momentin kur shkarkon Kastriot Ismailin nga administrator.”, tha Blushi.

Ai përmend një email të Elvis Matajt, të datës 10 dhjetor 2010, që i është drejtuar një përfaqësuesi të lartë çek të CEZ, Josef Hejsek si dhe Rebecca Gaskin. Po ashtu, ai përmend një deklaratë të Hejsek, ku sipas tij, ai pohon se kontakti i CEZ me DIA-n është rekomanduar nga kompania mëmë DIA e Uashingtonit, “me argumentin se sipas tyre kishte përvojë në mbledhjen e borxheve në të gjithë botën në vlerë prej rreth 4 miliard dollar, pa harruar edhe referencat për disa punë që po bënin në Çeki.”

Ai përmend një email të Elvis Matajt, të datës 10 dhjetor 2010, që i është drejtuar një përfaqësuesi të lartë çek të CEZ, Josef Hejsek si dhe Rebecca Gaskin. Po ashtu, ai përmend një deklaratë të Hejsek, “ku ai pohon të vërtetën e vetme se kontakti i CEZ me DIA-n është rekomanduar nga kompania mëmë DIA e Uashingtonit, me argumentin se sipas tyre kishte përvojë në mbledhjen e borxheve në të gjithë botën në vlerë prej rreth 4 miliard dollar, pa harruar edhe referencat për disa punë që po bënin në Çeki.”

Blushi citon edhe një intervistë të Vojsava Ismailaj, bashkëshortes së Kastriot Ismailaj, ku shprehet se “Rebeka ka qenë bashkëpunëtore e Kastriotit në pothuajse të gjitha bizneset e tij, natyrisht edhe në biznesin e DIA-s. Ajo dhe Kastrioti i merrnin vendimet së bashku”.

Blushi akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në aferën CEZ-DIA, duke pretenduar se qeveria i ka falur CEZ-it 479 milionë euro.

“Me të drejtë gruaja e Kastriot Ismailaj  bën pyetjen se pse pas shkarkimit të Kastriot Ismailaj si administrator i DIA-s në QKR, Rebeca vendosi t’i kundërvihet DIA-s në Arbitrazh kundër CEZ? Përgjigjen për këtë pyetje e jep padia zyrtare e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479  milionë eurove CEZ-it.”, tha ai.

Për transparencë të plotë para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar, po publikojmë sot provat ligjore që vërtetojnë të vërtetën e vetme dhe të pakundërshtueshme se kompania DIA, ishte fillim e mbarim, një krijesë amerikane dhe se as ka patur, as mund të kishte dhe as mund të ketë lidhje me Presidentin Ilir Meta.

Sot do të faktojmë mbështetur vetëm mbi prova ligjore, se shtetasja amerikane Rebecca Gaskin ishte Nr. 1 i DIA-s, jo vetëm de facto por edhe de jure.

Lidhur me CEZ-in, është e provuar se ajo i krijoi lidhjet për DIA pasi kishte përvoja në Çeki dhe referencat e kompanive amerikane në Çeki janë përdorur edhe si referenca pranë CEZ për lidhjen e kontratës, siç ka dëshmuar përfaqësuesi i lartë çek i kësaj kompanie, Z. Josef Hejsek në 20 Dhjetor 2011 në Prokurorinë e Tiranës dhe nën betim.

Sepse ishte Rebecca Gaskin një nga 3 aksionerët e kompanisë mëmë të DIA-s dhe se ajo ka qenë vendimtare për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA.

Sepse siç deklaron Elvis Mataj, në të paktën dy e-maile, të datës 10 dhjetor 2010 dhe 9 prill 2014, ajo ishte Nr.1 de facto i DIA-s.

Por, siç do ta provojmë në vijim ajo edhe në dokumentat e QKR del edhe de jure Nr.1 i DIA-s në momentin kur shkarkon Kastriot Ismailin nga administrator.

Pra emri i saj është kudo edhe në vendimet e gjykatave shqiptare kundër DIA-s, por edhe në Arbitrazhin e Vjenës.

Por le të vijojmë me publikimin e provave.

Së pari po bëjmë publik, një nga email e Z. Elvis Mataj, të datës 10 dhjetor 2010, drejtuar përfaqësuesit të lartë çek të CEZ, Z. Josef ku ai pohon se Znj. Rebecca Gaskin ishte de facto Nr.1 i DIA.

Vijojmë me provën tjetër ligjore, dëshminë e përfaqësuesit të lartë çek të CEZ-it, Z. Josef Hejsek, dhënë nën betim para prokurorit, më 20 dhjetor 2011, ku ai pohon të vërtetën e vetme se kontakti i CEZ me DIA-n është rekomanduar nga kompania mëmë DIA e Uashingtonit, me argumentin se sipas tyre kishte përvojë në mbledhjen e borxheve në të gjithë botën në vlerë prej rreth 4 miliard dollar, pa harruar edhe referencat për disa punë që po bënin në Çeki.

Konkretisht, Hejsek dëshmon se “referencat, që ato sollën nga DIA e Uashingtonit, ishin ato që na bënë të lidhnim kontratën. Ata kanë thënë se kanë mbledhur rreth 4 miliard USD në të gjithë botën dhe e kishin provuar teknologjinë e tyre, si t’i mblidhnin borxhet dhe përdorën disa referenca se po bënin disa punë edhe në Republikën Çeke, si kompani amerikane”.

Vijojmë tani, më një tjetër provë, dëshminë e dhënë nga Z. Hejsek më 26 tetor 2014 në Arbitrazhin e Vjenës.

Duke folur për aksionerët e DIA-s, ai deklaron, citoj: “ishte një zonjë amerikane e lidhur me kompaninë e z. Ismailaj, znj. Rebecca Gaskin. Në disa dokumente është përdorur emri i një avokateje si “person përgjegjës”; kjo ka shumë të ngjarë të ketë qenë znj. Gaskin”.

Gjithashtu, në paragrafin 53 të dëshmisë së tij në Arbitrazhin e Vjenës, Z. Hesjkek deklaron se “M’u vu gjithashtu në dispozicion e-maili i Z. Mataj, i datës 18 janar 2011, me të cilin më është dërguar një pyetësor i dytë lidhur me aksionarët e DIA-s. Ky pyetësor, në veçanti, përfshin një referencë për aksionarët e DIA-s, përkatësisht dy anëtarë të bordit të “DIA”-s dhe znj. Rebecca Gaskin.

Vijojmë, me një tjetër provë, e-mail e Z. Elvis Mataj, dërguar më 10 dhjetor 2010 për Z. Hejsek, për kompaninë mëmë dhe aksionerët.

Ndër të tjera Z. Mataj evidenton se:

“DIA dhe filiali i saj Somerset Trade Finance, LLC aktualisht kanë zyra rajonale në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Europën Lindore dhe Afrikë.

Ph.R – Drejtor Menaxhues, Somerset Trade Finance”

Mandej Z. Mataj, saktëson në emailin drejtuar Z. Hejsek, se “Ekipi i ekspertëve drejtohet nga Këshilltarja e Përgjithshme e DIA-s, znj. Rebecca Gaskin, e cila ka një përvojë të gjerë dhe të konsoliduar ndërkombëtare në vendet në zhvillim dhe në Afrikë, në transaksione dhe instrumente të lidhura me borxhin, në menaxhimin e borxhit të korporatave dhe qeverive, si dhe në këshillim financiar.”

Vijojmë me një tjetër provë ligjore, e-mail e datës 18 janar 2011 që Z. Elvis Mataj i dërgon prapë Z. Hejsek në lidhje me tre aksionerët e DIA, ku që në krye të këtij komunikimi qartëson “Ju lutem, gjeni bashkëlidhur një draft përgjigjesh në lidhje me kontratën ndërmjet CEZ dhe DIA.”

Në këtë e-mail pyetjes konkrete:

“Kush janë pronarët e DIA-s?”

“Debt International Advisory – Dega Shqipëri është një partner dhe filial i “Debt Advisory International, LLC”. Grupi i aksionarëve përbëhet nga ekspertët ndërkombëtarë më me përvojë në mbledhjen e borxheve dhe këshillimin financiar, si edhe nga investitorë vendas të spikatur.

Struktura kryesore e aksionarëve është si më poshtë:

Pasi njihet me këtë përgjigje, Z. Hejsek nuk vonon dhe po në datën 18 janar 2011, i çon një letër zyrtare Pragës ku i informon se DIA mëmë ka portofol mbi 40 miliard dollarë borxhe dhe 3 emrat e aksionerëve.

“Debt Advisory International menaxhon një portofol prej mbi 40 miliardë dollarësh amerikanë në mbledhjen e borxheve dhe instrumente të tjera të borxhit në mbarë botën.”

Vijojmë me provën e radhës, intervistën e Z. Vojsava Ismailaj, bashkëshortes së Z. Kastriot Ismailaj, dhënë më 12 shkurt 2016, ku ndër të tjera shprehet se “Rebeka ka qenë bashkëpunëtore e Kastriotit në pothuajse të gjitha bizneset e tij, natyrisht edhe në biznesin e DIA-s. Ajo dhe Kastrioti i merrnin vendimet së bashku”.

Në po këtë intervistë, Znj. Vojsava Ismailaj denoncon se “kam dyshime të forta, se ka marrëveshje të errëta mes shtetit shqiptar dhe Znj. Rebeka. Përndryshe, ajo do duhej të ishte tani njësoj si Kastrioti: E arrestuar dhe nën akuzë.

Tani kalojmë dhe tek një tjetër provë zyrtare, që shpërndan çdo mjegull, shuan çdo hamëndsim dhe e kap demin prej brirësh.

Është kopje e ekstratit historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “DIA – Dega në Shqipëri” dhe ku qartësisht sqarohet se përfaqësuesi ligjor është Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain.

Në këtë dokument zyrtar shtetëror, provë ligjore, saktësohet gjithashtu se : “Kompetencat lidhur me procesin e arbitrimit që zhvillohet në Vjenë me shoqërinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe të gjitha kompetencat e tjera do t’i ketë Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain.

Në rubrikën “historiku i regjistrimit” të këtij dokumenti zyrtar, në aktin e datës 1 dhjetor 2014, saktësohet se “

“Depozitimi i vendimit datë 1.12.2014, ku është vendosur: Të shkarkoj Z. Kastriot Ismailaj si Administrator të degës në Shqipëri dhe të emëroj Z. Ali Cena në pozicionin e Administratorit të degës.

Kompetencat lidhur me procesin e arbitrimit që zhvillohet në Vjenë me shoqërinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe të gjitha kompetencat e tjera do t’i ketë Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain.”

Pra është shumë i qartë shkarkimi i Z. Kastriot Ismailaj dhe që Rebecca merr gjithë përfaqësimin në Arbitrazh.

Pra Rebeca ishte jo vetëm partnerja, por edhe shefja e Z. Ismaili te DIA, përndryshe si mund ta shkarkonte nga administrator në 1 Dhjetor 2014.

Kush të shkarkon si Administrator? Pronari dihet. Se vartësi nuk mund të shkarkojë eprorin e vet.

Pra sikundër vërtetohet, jo nga një, por nga të gjitha këto prova ligjore, fakte të pakundërshtueshme dhe të qarta si dritë e diellit, se DIA nga fillimi në fund ka qenë një krijesë amerikane e stërprovuar tanimë me këto dokumenta  dhe as ka patur dhe as mund të kishte lidhje me Ilir Metën.

Vetëm një drejtësi e kapur deri në fyt, e lidhur me kapistallin e Edi Ramës dhe për llogari të Sorosit e mafias ndërkombëtare, jo vetëm mund të ngatërrojë METE-n me Metën, por vetëm një drejtësi e tillë, mund të përpiqet që Rebekën ta zëvendësojë me Ilir Metën te cështja e DIA-s.

Këtu problem nuk është te Rebeca, por te SPAK-u që i “harron” qëllimisht faktet që provojnë ligjërisht se ajo dhe vetëm ajo ishte lidhja e vërtetë e DIA me CEZ-in.

Me të drejtë gruaja e Kastriot Ismailaj  bën pyetjen se pse pas shkarkimit të Kastriot Ismailaj si administrator i DIA-s në QKR, Rebeca vendosi t’i kundërvihet DIA-s në Arbitrazh kundër CEZ?

Përgjigjen për këtë pyetje e jep padia zyrtare e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479  milionë eurove CEZ-it.

Ndaj në emër të Partisë së Lirisë, përsëris thirrjen drejtuar të gjithë gazetarëve dhe analistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, por edhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, të vijnë më 27 prill në seancën e parë të gjykimit në themel, si edhe në të gjitha seancat e tjera, për të parë se si u justifikua më 21 tetor 2024 rrëmbimi mafioz i Presidentit Meta mbështetur vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime.

Ejani të shihni se si DIA ishte një krijesë de facto dhe de jure amerikane dhe se si se si letërporositë janë nisur vetëm me qëllime mashtrimi të autoriteteve amerikane dhe të tjera!

Ejani të shihni se si “DIA” rezulton një strukturë e ndërtuar dhe e përdorur për interesa të errëta, në bashkëpunim me qeverinë, në funksion të aferës së 479 milionë eurove me CEZ-in, një nga skandalet më të rënda, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal, ndërsa dosja vazhdon të flejë.

Transparenca është e vetmja rrugë drejt së vërtetës. Mos mungoni në asnjë seancë, për të parë nga afër çmontimin e një procesi farsë, politik dhe kriminal, ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, një proces që sot, më shumë se kurrë, kundërmon nga vendimi i Gjykatës së Lanës.

Po ndodh...

ide