Kandidati për ministër shëndetësie në Hungari bëhet viral me kërcimin epik kur feston fitoren në zgjedhje

13 Prill 2026, 13:51 / BOTA ALFA PRESS

Kandidati për ministër shëndetësie në Hungari

Ky person që po shikoni në këtë video është kandidati për ministrin e shëndetësisë në kabinetin e ardhshëm qeveritar të Hungarisë që do të drejtohet nga Peter Magyar i cili arriti të korrë një fitore madhështore në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Quhet Zsolt Hegedus dhe me këtë kërcim të çlirët dhe plot energji në podiumin e fitores ka fituar gjithë vëmendjen e botës sepse po feston fundin e sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbanit.

Hegedus është një kirurg ortoped dhe një nga figurat që ka shtyrë përpara reformat në shëndetësi brenda partisë Tisza.

Për vite me radhë ka punuar në qendra të avancuara mjekësore në United Kingdom, por në vitin 2015 vendosi të kthehej në Hungari me një synim të qartë: të ndryshojë sistemin shëndetësor nga brenda.

Skena të tilla kanë dominuar gjatë gjithë mbrëmjes së të dielës, ku rezultatet e zgjedhjeve parlamentare shkaktuan një tërmet të shumë pritur në Hungari.

Po ndodh...

ide