“Sokol Balla është Sokol Balluku”, Berisha: Pjesë e sahanlëpirësve të Ramaës, shpif e trillon nga mëngjesi në darkë

13 Prill 2026, 15:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Sokol Balla është Sokol Balluku”, Berisha: Pjesë e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, ku ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për kontrollin e mediave dhe ndikimin në hapësirën mediatike në vend.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se opozita duhet të ngrihet fuqishëm kundër qeverisë, të cilën e cilësoi si një “regjim” që po përqendron gjithnjë e më shumë pushtet.

Ai akuzoi kryeministrin se, sipas tij, kontrollon një pjesë të madhe të mediave dhe opinionit publik përmes figurave dhe analistëve të ndryshëm.

Në këtë kontekst, Berisha kritikoi edhe Sokol Ballën, duke thënë se “si ai janë disa që nga mëngjesi në darkë shpifin e trillojnë për opozitën dhe mbrojnë këtë regjim që po diskreditohet çdo ditë e më shumë”.

Sipas tij, këto figura publike kontribuojnë në, siç e quajti ai, një “propagandë të shfrenuar”, duke mohuar realitetin politik dhe zgjedhor në vend.

“Jemi në një situatë ku PD është e thirrur të ngrihet fuqishëm kundër këtij regjimi. Duhet të bëjmë rezistencën më të fuqishme. Miq, Edi Rama komandon një mori sahanlëpirësish dhe mediat e tyre, Imagjinoni ju e marr si shembull Sokol Ballën, Sokol Ballukun. Si ai janë disa që nga mëngjesi në darkë shpifin e trillojnë për opozitën dhe mbrojnë këtë regjim që po diskreditohet çdo ditë e më shumë, por ka marrë gjithë pushtetet në duart e tij. Një propagandë e shfrenuar e sahanlëpirësve. Përpiqen të mohojnë farsën elektorale të Edi Ramës”, u shpreh ai.

Po ndodh...

ide