Akuzohet se ka “gisht” në vrasjen e Martin Çeços, lirohet nga qelitë Martina Pajollari! E reja: Të gjitha i kam thënë në gjykatë

Pas vendimit të Gjykatës së Apeli, Martina Pajollari ndodhet prej dy javësh në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ka kaluar afatet e paraburgimit.
Ndaj Pajollarit, dhe tre të akuzuarit e tjerë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo, Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie.
Katër të ndaluarit, akuzohen se kanë vrarë të riun Martin Çeçon. Martina Pajollari, është kontaktuar nga mediat, nuk ka pranuar të japë një deklaratë për mediat, duke u shprehur se:
“Gjithçka që kam për të thënë, e kam thënë në gjykatë. Nuk dua të flas për mediat.”
Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 Qershor 2022 në fshatin Kolavec të Maliqit, ku trupi i të riut u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte raportuar zhdukjen e tij.
Për këtë krim u shpallën fajtorë kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, bariu Bledi Angjo dhe Martina Pajollari, e cila kishte nxjerrë në pritë viktimën.
Ndërkohë Gjykata e Apelit në Tiranë në zhbëri vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, e cila më 10 Shkurt 2025 kishte dënuar me gjithsej 83 vite burg të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços.
Trupa gjykuese vendosi ta kthejë dosjen për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjyqtarësh.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128