Zbulohen kostot financiare të dy palë zgjedhjeve që u mbajtën vitin e kaluar në Kosovë, fatura shkoi mbi 22 mln euro

13 Prill 2026, 12:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Zbulohen kostot financiare të dy palë zgjedhjeve që u

Në vitin 2025, Kosova organizoi dy palë zgjedhje parlamentare e dy raunde të zgjedhjeve lokale.

Përpos zgjedhjeve të rregullta, u mbajtën edhe ato të parakohshmet për shkak të mungesës së vullnetit politik për zgjedhjen e qeverisë. Këto procese zgjedhore, Kosovës i kushtuan mbi 22 milionë euro.

Sipas raporteve të deritashme, shuma e mjeteve të shpenzuara për organizimin e këtyre proceseve zgjedhore është në vlerën e rreth 22 milionë eurove, sigurisht se së shpejti do të kemi raportet përfundimtare për të gjitha këto procese zgjedhore”, shprehet Valmir Elezi, zëdhënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Por, mungesa e vullnetit politik për marrëveshje, Kosovën mund ta çojë edhe një herë në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë qershor. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse deri më 28 prill, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk zgjedhin presidentin e ri të vendit, qytetarët edhe një herë do u drejtohen kutive të votimit. Ky proces mund t’i kushtojë vendit deri në 7 milionë euro të tjera, bazuar në koston e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit edhe pse kjo do të përcaktohet nga kërkesat e njësive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, shuma e planifikuar nga KQZ ka qenë në vlerën e 11.5 milionë eurove, ndërkaq sipas raporteve të deritashme nga kjo shumë e përgjithshme janë shpenzuar rreth 7 milionë euro”, shton ai.

Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe këtë vit, do të jetë në dorën e partive politike dhe vullnetit të tyre për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh nëse nuk zgjidhet kryetari i shtetit sipas afatit të përcaktuar.

 

Po ndodh...

ide