Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca bashkë për të mbajtur pushtetin

18 Nëntor 2025, 19:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka komentuar mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në një postim në facebook, Murrizi shkruan se mbrëmë deputetët e PD-së ishin në “protestë” për t’i “rrëzuar” nga pushteti, ndërsa sot, sipas tij, janë ulur bashkë si dy “zemra” për të bërë “reformën” që t’i mbajë në pushtet sa më gjatë të gjithë bashkë.

Ai shton se reforma zgjedhore që nga viti 2008, me të njëjtët pazarlinj, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë në pushtet Ramën dhe Partinë Socialiste, por edhe disa parti të “opozitës” që në fakt janë në pushtet për interesat e tyre personale.

Mbreme ne “ proteste” per ti “ rrezuar” nga pushteti

Sot ne tavolin si dy “ zemra” bashke per te ber “ reformen” qe te rrin sa me gjat ne pushtet te gjith bashke

Sepse reforma zgjedhore prej vitit 2008 me te njenjtet pazarlinj ka mbajtur dhe mban ne pushtet Ramen dhe PS por edhe disa PS te “ opozites” qe jan ne pushtet per veten e tyre

 

Po ndodh...