Tirana “zien” nga protestat, Rama ekspozon skulpturat

Teksa mijëra qytetarë vijojnë prej 16 ditësh protestat duke kërkuar dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë të hënë në Bazel të Zvicrës, ku po merr pjesë në ekspozitën “Parcours”.
Në ekspozitë është prezantuar edhe një nga skulpturat e Ramës, një vepër bronzi e realizuar mbi bazën e vizatimeve të krijuara në ambientet e Kryeministrisë.
Pamjet e kryeministrit në Zvicër janë publikuar nga ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani, i cili prej vitesh jeton me azil politik në Zvicër.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Zagani përdor një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, duke e akuzuar se po injoron situatën në vend dhe protestat qytetare.
Sipas tij, ndërsa qytetarët kërkojnë drejtësi dhe ndryshim politik, Rama po promovon aktivitetet e tij artistike në Evropë dhe po shfaqet i shkëputur nga realiteti që po përjetohet në Shqipëri.
“Ja pra, njerëz, shqipet e mia, sheshi i Tiranës digjet flakë, mijëra shqiptarë kërkojnë shtetin e së drejtës, kurse narkotrafikanti ka dalë xhiro nëpër Evropë dhe po na shëtit me artin e tij.
Artisti pa art ose arti pa artist, ky pisllëku i këtij plehre që është këtu. Dhe është takuar me disa më të shpifur se vetja, pseudoartistë.
Ky është udhëheqësi juaj i lavdishëm dhe i imi, për fatin e keq. Dhe jemi bashkë për fatin e keq këtu.”, thote Zagani.
Zagani u largua nga Shqipëria pasi denoncoi publikisht lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin e trafikantëve të drogës të Moisi Habilajt.
Paralelisht me udhëtimin në Zvicër, kryeministri ka ashpërsuar edhe retorikën ndaj protestuesve.
Në një reagim të gjatë në rrjetin social X, Rama i ka cilësuar protestat si të manipuluara nga “mendje të liga” dhe “duar të këqija”, ndërsa pjesëmarrësit në marshimin drejt aeroportit të Rinasit i ka akuzuar se ranë pre e një “revolucioni imagjinar”.
Kreu i qeverisë deklaroi se të rinjtë që iu bashkuan protestës e kuptuan më pas “çfarë budallallëku kishin bërë”, duke ndjekur sipas tij persona të infiltruar nga forca destruktive.
Në postimin e tij, Rama pretendon se protesta nuk ka më lidhje me kauzat fillestare dhe se po dëmton imazhin e Shqipërisë, sezonin turistik dhe klimën e investimeve.
Ai paralajmëroi se anulimet e rezervimeve dhe bllokimet e rrugëve mund të kenë pasoja ekonomike për familjet që jetojnë nga turizmi, ndërsa akuzoi organizatorët se po cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Pavarësisht kritikave dhe thirrjeve për largimin e tij, Rama u shpreh i bindur se përfituesit e vetëm nga kjo situatë do të jenë qeveria dhe Partia Socialiste.
Sipas kryeministrit, pas shpërndarjes së “mjegullës” politike, PS do të shfaqet edhe më e fortë në skenën politike shqiptare, ndërsa kundërshtarët e saj do të mbeten të zhgënjyer.
Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:
1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë…
— Edi Rama (@ediramaal) June 15, 2026
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128