"Rama po çon vendin drejt BE-së!"/ Sara Mila: Në fillim pata ndjesi të mira për protestën, por tani...

15 Qershor 2026, 23:20 / POLITIKË ALFA PRESS

"Rama po çon vendin drejt BE-së!"/ Sara Mila: Në

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se ka patur ndjesi pozitive për protestën e qytetarëve fillimisht por tashmë mendon se ka humbur busullën. Mila tha se Rama duhet të vijojë të qeverisë vendin dhe të integrojë Shqipërinë në BE. 

Sara Mila: Në fakt, në momentin e parë kur protesta nisi, jo vetëm si përfaqësuese e PS, e mazhorancës por edhe si vajzë e re në politikë, pata ndjesi të mira, e para për shkak të formatit, me pankarta simpatike, të rinj kreativë. Nuk ndanim të njëjtën kauzë, por i vlente momentetit dhe Shqipërisë. Isha krenare për faktin që protestohet në Shqipëri për një temë si mjedisi, për shkak të një buje që bëri një projekt i supozuar në lidhje me Zvërnecin.
Unë sot mendoj se protesta e ka humbur busëllën. Nëse do të flasim për çështjen e parë që u ngrit, sot me çfarë Komisionerja për Zgjerimin ka siguruar, i ka dhënë përgjigje shqiptarëve dhë ndërkomëbtarëve.  
Për çështjen e mjedisit dhe në bazë të çfarë do të ngrihet projekti, diskutimi është mbyllur. Për gjërat e tjera që kanë dalë mbrapa, kam përshtypjen se është përpjekja e fundit për të rrëzuar Ramën dhe PS. Nuk ia dolën dot me votë, nuk ia dolën duke përdorur SPAK dhe çfarë SPAK garanton si organ i drejtësisë që ka marrë bekimin e kësaj partie. Nuk ia dolën dot partitë e vogla, që thonë të reja por të reja nuk janë. Doli Lapaj aty vetëm tek pull, nuk iu bashkua njeri. Kauzat e ngjashme i kishte, ilaçet, sistemi arsimor, paga, largim të trurit.

Ylli Rakipi: Protestuesit thonë se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të plotë politik, të establishmentit 35 vjeçar në Shqipëri që duhet shembur dhe se Rama duhet larguar. Ju sigurisht nuk e ndani këtë qëndrim. Pse duhet të vijojë të qeverisë Rama?

Sara Mila: Është e thjeshtë, kryeministri dhe PS kanë fituar me votë, 83 mandate. E kanë mandatuar qytetarët shqiptarë. Po udhëhq Shqipërinë drejt një premtimi jo vetëm elektoral, por historik për të çuar vendin në BE. Kundrejt kësaj rrgue, gjithçka është bërë, arsimi, drejtësia, por edhe të mjedisi meqë është rasti, ka patur progres, që nuk është vetëm i supozuar por edhe i matshëm. Del BE, kalojnë IBAR, me disa hendeqe që presim ti rregullojmë, thotë BE brenda vitit 2027, Shqipëria pararojë për të mbyllur negociatat. A është kjo ajo që duan shqiptarët? Edi Rama dhe PS po e çojnë vendin në BE. Ku është problemi? A ka disa situate problematike? Çështje për tu bërë më mirë? Patjetër. A duhet ë jemi dëgjues më të mirë?Që prej momentin kur kam marrë mandatin, një nga kritikat që më bëhet mua dhe brezit të ri të PS, është që jeni kartona, mandate, ju dirigjon Rama, nuk keni identitet. E kam thënë, kjo e hapje e PS me 50 karaktere të rinj, është e guximshme. Ra përfundimisht teza që ne jemi kartona.

Po ndodh...

ide