Ka një rol të rëndësishëm/ Gazetari Poli Hoxha: Të gjithë raportet e ndërkombëtarëve bazohen fort tek Avokati i Popullit

3 Dhjetor 2025, 21:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Ka një rol të rëndësishëm/ Gazetari Poli Hoxha: Të

Gazetari, Poli Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se roli i Avokatit të Popullit është shumë i rëndësishëm.

Ai theksoi se;Të gjithë raportet e ndërkombëtarëve bazohen fort tek Avokati i Popullit

Poli Hoxha: Ne po flasim si për situata normale, çfarë duhet, kush duhet.

Kontributet dhe rolin e Avokatit që në fakt është një rol shumë i rëndësishëm.

Jo vetëm për rolin e ri që ka marrë në Reformën në Drejtësi.

Por duhet të kuptojmë që të gjithë raportet e ndërkombëtarëve bazohen fort tek Avokati i Popullit, tek çdo lloj situate në Shqipëri.

Por është bërë i padukshëm. Jo shumë transaparent.

Jo shumë komunikues. Avokatja e Popullit nuk mbahet mend që kur nuk ka dalë në një studio televizive, të flasë për një bilanc njëherë në vit të paktën.

Edhe kur flet në parlament nuk e marrim vesh fare.

 

Po ndodh...