Javë "zjarri" për Berishën, një akt-ekspertim privat, "luftë" për liri në GJKKO e Gjykatën e Lartë

Teksa ka kaluar më shumë se 60 ditë i kyçur brenda shtëpisë me një vendim gjykate, ish-kryeministrin Sali Berisha e pret një javë përballjesh gjyqësore.
Në thelbin e tyre është kërkimi i tij për të dalë nga arresti shtëpiak dhe rrëzuar masat e sigurisë të dhëna nga dy shkallët e Gjykatës së Posaçme.
Të hënë në orën 10:00 Gjykata e Posaçme shqyrton kërkesën e bërë nga ish-kryeministri nën hetim për “korrupsion”, për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Javën e kaluar, seanca e parë e shqyrtimit të kësaj kërkesë penale, dështoi për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka ishte e angazhuar në një gjykim tjetër penal, që shkoi përtej orarit zyrtar të punës në gjykatës.
Në seancën e së hënës avokatët e ish-kryeministrit pritet të paraqesin një akt-ekspertim kontabël, të bërë nga ekspertë privatë, mes të cilit do të provojnë që Jamarbër Malltezi, po ashtu nën hetim për dosjen “Partizani”, nuk i ka përfituar paratë me të cilat SPAK pretendon se ka korruptuar vjehrrin ish-kryeministër.
Përballjet e tjera gjyqësore të javës Berisha i ka në Gjykatën e Lartë, e cila të martën shqyrton dy rekurse të ish-kryeministrit. Në orën 10:50 të së martës një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni do të gjykojë pretendimin e Berishë për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Sipas ish-kryeministrit masat e kanë humbur fuqinë, pasi gjyqtarja Irena Gjoka e zbardhi arsyetimin e vendimit përtej afatit 48 orësh të parashikuar në ligj.
1 orë e 40 minuta më pas, i njëjti Kolegj Penal duhet të shqyrtojë rekursin e Berishës kundër këtyre dy masave të sigurisë.
Në rast se Gjykata e Lartë rrëzon dy masat, humb fuqinë edhe masa e “arrestit në shtëpi”, që ka ardhur si ashpërsim i tyre.
Ndërkohë Gjykata e Lartë ende nuk e ka caktuar një datë për rekursin e bërë nga ish-kryeministri kundër “arrestit në shtëpi”, masë në të cilën qëndron prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

