"Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur..."/ Reagon Erion Veliaj pasi u godit me letra nga Tedi Blushi

Ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi u godit me letra nga Tedi Blushi.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur teksa ishte duke u zhvilluar seanca e radhës së Këshillit Bashkiak.
“Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.
Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, shkruhet në reagimin e Veliajt.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


