Historiku/ Kryebashkiakët e Ramës o në pranga o në hetim

16 Mars 2023, 16:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Historiku/ Kryebashkiakët e Ramës o në pranga o në hetim

Në dhjetë vite qeverisje kryeministrit Edi Rama i janë arrestuar gjashtë kryetar bashkish të zgjdhur prej tij.

Historia nis me ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i cili u vu në pranga në vitin 2015, nën akuzën e dhënies së lejeve të paligjshme të ndërtimit.

Pas Shpëtim Gjikës ishte radha e Shukri Xhelilit, kryebashkiakut të Dibrës.

Xhelili u vu në pranga në vitin 2016 pas një video skandali, ku ai shihet duke kërkuar favore seksuale në këmbim të vendit të punës.

Po në vitin 2016 u vu në pranga dhe Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajës.

Roshi ishte një person me rekorde kriminale, dhe mbante disa emra, të cilat nuk i kishte raportuar në formularin e dekriminalizimit kur u zgjodh kryetar bashkie.

Një tjetër emër i arrestuar për korrupsion me tenderat është kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili vijon të jetë pas hekurave prej vitit 2021.

Në pranga u vu vitin e kaluar edhe Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës.

Teksa i shpëtoi drejtësisë shqiptare për shkak të mashtrimit në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku u arrestua në Itali pasi u kap me mbi 20 kg kokainë.

I fundit në listë është Lefter Alla, kryebashkiaku i Bulqizës, i cili u arrestua ditën e djeshme nga SPAK.

Alla u arrestua pasi akuzohet për korrupsion dhe se ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.

Por, kësaj liste, i shtohen dhe emra të tjerë kryebashkiakësh që ose i kanë shpëtuar drejtësisë ose janë ende nën hetim.

I tillë është rasti i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, i cili është thirrur disa herë në SPAK, por deri më tani ende nuk dihen arsyet.

Të akuzuar janë dhe Mark Babani, aktualisht kryetar i bashkisë Vau Dejës.

Valdrin Pjetri dorëzoi mandatin e kryebashkiakut të Shkodrës, pa e marrë atë, sepse u vërtetua nga prokuroria se ai kishte qenë i dënuar në Itali në vitin 2003.

Këtë dënim Valdrin Pjetri e fshehu në formularin e dekriminalizimit.

Kryebashkiakët e arrestuar

Lefter Alla- Bulqizë

Fatos Tushe- Lushnje

Agim Kajmaku- Vorë

Shukri Xhelili – Dibër

Elvis Roshi-Kavajë

Shpëtim Gjika- Vlorë

Të hetuar

Valdrin Pjetri- Shkodër

Qerim Ismailaj-Mallakastër

Mark Babani- Vau Dejës

Dritan Leli - Vlorë

Elvis Roshi-Kavajë

Shpëtim Gjika- Vlorë

 

 

Po ndodh...

ide