Hakeruan kompjuterat e SPAK/ Agim Ismaili dhe bashkëpunëtorët e tij do gjykohen si grup i strukturuar kriminal

6 Mars 2026, 16:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Hakeruan kompjuterat e SPAK/ Agim Ismaili dhe bashkëpunëtorët e

Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim dosjen e 3 të pandehurve që dyshohet se hakeruan dhe vodhën të dhëna nga kompjuterët  e 3 prokurorëve të SPAK.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Bledar Maksuti, GJKKO do të gjykojë për akuzën grup i strukturuar kriminal ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ish-punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.

Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars, por u zbulua disa ditë më vonë. Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Hakerët tentuan të ndërhyjnë edhe në emailin e Altin Dumanit, asokohe drejtues i SPAK, por nuk patën sukses falë masave të forta të sigurisë.

Po ndodh...