Gonzato përgjigjet për sulmet personale: Ka njerëz të lënë në harresë që dalin vetëm për të fyer

Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Silvio Gonzato, është përgjigjur për Euronews Albania dhe për moderatorën Mirela Milori edhe lidhur me komentet në drejtim të tij. Gonzato ka thënë se, sipas tij, njerëzit e lënë në harresë e kanë si të vetmen mënyrë për të dalë nga ajo gjendje fyerjen.
Gazetarja: Z. Ambasador, ju keni qenë shpeshherë nën presionin e sulmeve personale. Si i komentoni këto sulme ndaj jush?
Ambasadori: Do të bëja një dallim midis sulmeve personale, të cilat kanë të bëjnë me jetën time private, orientimin tim seksual. Këtu mund të them vetëm një gjë. Ka njerëz që të vetmen mënyrë për të dalë nga harresa, dhe janë lënë në harresë sepse nuk janë më të rëndësishëm, të vetmen mënyrë për të dalë nga kjo kanë bërjen e komenteve fyese. Sepse në ditët e sotme, për fat të keq, ky lloj qëndrimi shkakton reagime dhe kështu i bën ata përsëri të rëndësishëm. Sinqerisht, nuk kam kohë për ta. Vërtet nuk shqetësohem. Nuk kam asgjë për të thënë. Jam mirë me veten time dhe nuk kam nevojë të justifikohem në asnjë mënyrë. Kur njerëzit kritikojnë kompetencën time profesionale, kur thonë se nuk po e bëj punën time siç duhet…
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128