Në kulmin e krizës, nafta derdhet në përroin e Gorishovës, banorët ngrenë alarmin për ndotje

9 Prill 2026, 18:10 / BOTA ALFA PRESS

Në kulmin e krizës, nafta derdhet në përroin e

Ndërsa vendi përballet me çmime të larta të karburanteve dhe krizë në sektorin e hidrokarbureve, në njësinë administrative Cakran të Fierit, nafta po derdhet në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar ndotje të rëndë.

Banorët e zonës, raportojnë për mediat se prej tre ditësh përroi i fshatit Gorishovë, është ndotur me hidrokarbure. Sipas tyre, uji ka marrë ngjyrë të errët dhe shoqërohet me një erë të fortë nafte, duke e bërë të vështirë jetesën e përditshme.

Komuniteti shprehet se ndotja po dëmton drejtpërdrejt tokat bujqësore dhe të mbjellat, duke vënë në rrezik të ardhurat e familjeve që varen nga bujqësia. Ata dyshojnë se shkarkimet lidhen me aktivitetin e nxjerrjes së naftës në zonë dhe kundërshtojnë pretendimet se bëhet fjalë për solar, duke këmbëngulur se bëhet fjalë për naftë bruto.

Shqetësimi rritet edhe më tej për shkak se përroi i ndotur derdhet në lumin Vjosa, një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të vendit, duke rrezikuar përhapjen e ndotjes në një zonë më të gjerë.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve që të reagojnë menjëherë për të ndalur këtë situatë, duke kërkuar masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të tyre.

Po ndodh...

ide