“Plumbi i Artë”/ Tension në seancë, mbrojtja e Ndocit përplaset me gjykatën dhe braktis sallën

Seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” në GJKKO është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes palës mbrojtëse dhe trupës gjykuese, duke e kthyer sallën e gjyqit në një arenë debatesh procedurale.
Në qendër të diskutimeve ishte kërkesa e avokatëve për ndryshimin e trupës gjykuese. Avokatja Elda Zotaj, që përfaqëson Altin Ndocin, kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve, duke pretenduar se kërkesat e saj nuk po merren në shqyrtim.
Ajo theksoi rëndësinë e thirrjes së disa dëshmitarëve, të cilët sipas saj mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zbardhjen e çështjes në favor të klientit.
“Do t’i drejtohemi KLGJ-së dhe institucioneve të tjera, pasi po shkelet ligji dhe po shpërdorohet detyra”, deklaroi avokatja gjatë seancës.
Debati mes palëve u përshkallëzua deri në largimin e saj nga salla e gjyqit. Në këto kushte, trupa gjykuese vendosi të vijojë procesin duke caktuar një avokat kryesisht, për të garantuar përfaqësimin ligjor të të pandehurit.
Gjatë seancës u paraqitën edhe disa dëshmitarë nga mbrojtja. Mes tyre ishte Genta Gosa, e cila dëshmoi mbi ngjarjen e vitit 2019 në Peqin, ku humbi jetën Andi Zylyfi.
Ajo mohoi çdo përfshirje të bashkëshortit të saj në këtë ngjarje, duke theksuar se mes familjeve nuk ka pasur konflikte. “Marrëdhëniet kanë qenë të mira dhe pa probleme”, u shpreh ajo.
Altin Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë, sidomos pas arratisjes nga spitali rajonal i Durrës në janar të këtij viti. Procesi ndaj tij është pjesë e dosjes së njohur si “Plumbi i Artë”, një ndër çështjet më të ndjekura nga drejtësia e posaçme në vend.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128