“Ngushtica e Hormuzit, pika më kritike e marrëveshjes SHBA-Iran”, Meloni paralajmëron: Kufizimi i lëvizjes do sjellë pasoja të paparashikueshme!

9 Prill 2026, 16:16 / BOTA ALFA PRESS

“Ngushtica e Hormuzit, pika më kritike e marrëveshjes

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni paralajmëroi sot se çdo kufizim shtesë nga Irani në Ngushticën e Hormuzit do të kishte “pasoja të paparashikueshme ekonomike” dhe theksoi nevojën për rivendosjen e plotë të lirisë së lëvizjes në zonë.

Meloni, duke iu drejtuar Parlamentit, vlerësoi se Ngushtica e Hormuzit është “pika më kritike” brenda marrëveshjes midis SHBA-së dhe Iranit.

“Është e nevojshme të rivendoset plotësisht liria e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit dhe kjo nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kufizimi, siç ka qenë në orët e fundit”, tha Meloni.

Ajo shtoi se, në rast se kriza në Iran përkeqësohet, Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të përkohshëm të Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes, një sërë rregullash që rregullojnë financat publike në BE.

Po ndodh...

ide