Vrasja për hakmarrje/ Dy vëllezërit e arrestuar në Itali, xhaxhallarët e Stenaldos

9 Prill 2026, 18:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja për hakmarrje/ Dy vëllezërit e arrestuar në Itali,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i dy vëllezërve shqiptarë në Itali, mesditën e kësaj të enjte.

Sipas raportimeve, Artur Mëhilli, 60 vjeç dhe Arben Mëhilli, 54 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për një krim të ndodhur në vitin 1999 në Lushnjë, janë xhaxhallarët e ish-banorit të Big Brother Vip 5, Stenaldo Mëhilli.

Ata ishin dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Lushnjës për “vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve”, përkatësisht me 15 vite e 6 muaj dhe 16 vite e 6 muaj burgim.

Sipas hetimeve, më 12 shtator 1999, dy vëllezërit vranë me armë zjarri shtetasin Rezar Metaj, për motive gjakmarrjeje, pasi ky i fundit kishte vrarë vëllanë e tyre në vitin 1997. Pas krimit, ata u larguan drejt Italisë duke përdorur identitete false, me të cilat siguruan edhe leje qëndrimi.

Sipas raportimeve në media, Sokol Mëhilli, vëllai i tyre i vrarë në ’97-ën, rezulton të jetë babai i Stenaldos.

Pas arrestimit në Itali, autoritetet shqiptare dhe italiane po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat e ekstradimit në Shqipëri të Artur dhe Arben Mëhillit, për të vuajtur dënimin.

Po ndodh...

ide