Gonzato takon Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin: Një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin

9 Prill 2026, 19:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Gonzato takon Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin: Një demokraci e

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajn dhe drejtuesin e Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori,  ku në foksu të bisedimeve ishin zhvillimet e aktualitetit politik.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Gonzato shkruan se “bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut”.

“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Llapajn e #ShqipëriaBëhet dhe Arlind Qorrin e #LëvizjaBashkë, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin.

Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut.

Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve.

Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien”, shkruhet në mesazhin e ambasadorit të delegacionit të BE-së në Tiranë, Gonzato.

Po ndodh...

ide